MENU
klinika

“Gjithçka ka një limit”

Bes Kallaku reagon ashpër ndaj portaleve: Deri këtu jo!

13.11.2018 - 21:37

Bes Kallaku, aktori i njohur, është shpesh pjesë e portaleve me lajme nga më të ndryshme. Thuajse çdo postim i tij kthehet menjëherë në lajm.

Megjithatë, aktori ka reaguar ashpër ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale ndaj disa portaleve shqiptare pasi u publikua një lajm që bënte me dije se aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij, Xhensila, ishin përfshirë në një aksident që kishte lënë pasoja të rënda për partneren e Besit.

Besi shkroi në Instagram se gjithçka e ka një limit. “Gjithçka ka një limit, deri këtu jo. Nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit jemi mirë vetë dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na lë zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexuar këto idiotësira që përhapen pa filtra”, shkruan Bes Kallaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘E gjithë bota në dy njerëz’

Xhensila tregon xhiron e parë të Besit me Ajkën…