MENU
klinika

Miqësorja

Brazilit i mjafton një penallti e Neymar

16.11.2018 - 23:05

Nuk ka shkëlqyer, por Brazili ka marrë një fitore minimale 1-0 në miqësoren ndaj Uruguajit, që ka vlerë vetëm për statistika, sfidë e zhvilluar në fushë asnjanëse, në “Emirates” të Londrës.

Ka qenë një sfidë e luftuar mes dy gjigantëve të futbollit amerikanojugor, me të dy skuadrat që kanë krijuar raste për të shënuar.

Gjithsesi, episodi që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 75-të me penalltinë e shkaktuar nga Diego Laxalt pas një faulli të shkaktuar ndaj Danilo në zonën e rreptësisë.

Te pika e bardhë është paraqitur Neymar, i cili nuk ka gabuar dhe i ka shkaktuar Uruguajit humbjen e tretë radhazi në tri ndeshjet e fundit, që kanë qenë të gjitha miqësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN