MENU
klinika

Nga New York Times

Brexit/ Brenda 2020-ës Britania jashtë Evropës

25.11.2018 - 11:16

Udhëheqësit e BE kanë dhënë mbështetjen e tyre ndaj marrëveshjes Brexit të kryeministres Tereza May.

Në një samit në Bruksel, 27 krerët e shteteve dhe qeverive të bllokut morën një hap vendimtar drejt vulosjes së kushteve të ndarjes së Britanisë nga Brukseli pas 44 vjet anëtarësimi.

Mbështetje unike iu dha kushteve të një traktati voluminoz, që përfshinte çështjet e të drejtave të qytetarëve, tarifën prej 39 miliardë dollarësh dhe çështjen e kufirit irlandez, së bashku me një deklaratë politike 26 faqesh që përcakton marrëdhëniet pas largimit.

Deklarata të mëtejshme të dielën në mëngjes nga 27 udhëheqësit e BE-së paraqitën synimin e tyre për të ruajtur të drejtat e flotës evropiane për të peshkuar në ujërat britanikë.

Sapo mbërriti në samit, kryenegociatori i BE, Michel Barnier, këshilloi deputetët të votonin për marrëveshjen, duke sugjeruar që një votim “jo” mund të dëmtonte negociatat mbi marrëdhëniet pas largimit.

“Tani është koha që të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre, të gjithë”, tha ai. Marrëveshja ishte “një hap i nevojshëm për të ndërtuar besimin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE”.

kolana e librave

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha: “Unë do të votoja në favor të kësaj marrëveshjeje, sepse kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme për Britaninë.

“Kjo është marrëveshja, është marrëveshja më e mirë dhe BE, kështu që mendoj se parlamenti britanik  do ta ratifikojë këtë marrëveshje”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e përshkroi atë si “një ditë zie”, ndërsa kryeministri hollandez Mark Rutte paralajmëroi deputetët se asnjë marrëveshje më e mirë nuk mund të ofrohej nga BE, duke u kërkuar atyre të mbështesin marrëveshjen që Maji po sjell në parlament.

Maji shpreson që miratimi i kushteve të divorcit do të shënojë fundin e gati 18 muajve të negociatave të vështira, gjatë të cilave kryeministrja është përballur me dorëheqjet e ministrave të kabinetit.

Nëse marrëveshja e tërheqjes do të ratifikohet në Westminster dhe në Parlamentin Europian, është rënë dakord se Britania e Madhe do të qëndrojë në tregun e vetëm dhe bashkimin doganor, pa përfaqësim në asnjë institucion vendimmarrës, për një periudhë tranzicioni 21 mujor pas daljes më 29 mars 2019.