MENU
klinika

Ftesë për dialog

Bushati fton Bashën nga Brukseli: Eja të flasim

14.11.2018 - 16:39

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel në një konferencë të përbashkët me disa përfaqësues të BE-së. Atje ministri deklaroi se qeveria është e hapur për dialog me çdo forcë politike.

Ai përmendi në konferencë edhe operacionet e fundit të policisë, ku u goditën disa grupe të organizuara kriminale dhe shtoi se këto zhvillime janë inkurajuese.

“Operacionet për goditjen e bandave janë inkurajuese dhe më vjen mirë që përfaqësuesja e lartë e BE e përmendi këtë fakt. Instancat ligjzbatuese janë në një front. Do të vijojmë më teje dhe me zbatimin e ligjit për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Çështje e dytë të cilët ndajmë një pikëpamje të plotë me BE ka të bëjë me rolin e Shqipërisë në Rajon.

Faktin që Shqipëria e linjëson qëndrimin e saj me BE nuk është proces mekanik, është një proces që buron nga zgjedhjet strategjike. Gjatë diskutimeve në takimin e 10-të stabilizim asoocimit, dhamë mesazhin për të mbajtur hapur derën për bashkëpunim me forcat politike.

Jemi pro reformave. Me qershorin e 2019-ës bashkë me KE dhe vendet e BE të punojmë të gjithë sëbashku, që këtë histori ta kthejmë në histori suksesi”, tha Bushati.