MENU

Nga New York Times

Ç’do të ndodhë me Arabinë Saudite?

16.11.2018 - 14:18

Arabia Saudite vjen me një tjetër histori mbi vrasjen e gazetarit. Administrata Trump duket e gatshme ta lexojë edhe këtë.

Në një drekë të enjten, Arabia Saudite njoftoi se do të kërkonte dënime me vdekje dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër disa anëtarëve të ekipit të Sauditëve të dyshuar për vrasjen e Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll. Pra, një muaj e gjysmë pas vrasjes, gjithçka është e qartë: Përpjekje për të riatdhesuar një kritik, të dyshuar të identifikuar, dënime të rrepta, rast i mbyllur.

Dhe, po, Mohammed bin Salman, sundimtari 33-vjeçar i pafajshëm. “Absolutisht, lartësia e tij, princi i kurorës nuk ka të bëjë fare me këtë çështje”, tha ministri i jashtëm saudit Adel el-Jubeir në Riad të enjten.

Turqia, e cila me sa duket ka një regjistrim të plotë audio të asaj që ka ndodhur vazhdon të mos e besojë versionin e Arabisë Saudite. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, theksoi se vrasja nuk ishte një veprim i momentit. “Pajisjet dhe njerëzit e nevojshëm u sollën më herët për ta vrarë Khashoggin” tha zoti Cavusoglu.

Në të vërtetë, është e vështirë të besohet se një grup agjentësh të sigurisë, duke përfshirë një specialist mjeko-ligjor, shkuan deri në Stamboll vetëm për të bindur Khashoggin të kthehej në shtëpi.

E vërteta nuk mund të dihet kurrë, por ajo që tashmë është e qartë është se marrëdhënia midis mbretërisë së “larë me naftë” dhe Shteteve të Bashkuara duhet të ndryshojë.

Pothuajse që nga krijimi i Arabisë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore të etur për naftë dhe të uritur për dollarë investimesh saudit, kanë mbyllur sytë kundrejt abuzimeve sistematike të të drejtave kryesore të njeriut.

Por princi Mohammed e ka tejkaluar masën në shumë aspekte. Për të frenuar fuqinë rivale të Iranit, ai nisi një luftë në Jemen, një katastrofë humanitare me përmasa të papërshkrueshme në të cilat Amerika është bashkëpunëtore duke qenë se ofron armë, dhe e mbështet ushtarakisht.

Në Arabinë Saudite, princi premtoi reforma sociale dhe ekonomike, duke përfshirë lejimin e grave për të ngarë makinën. Por ai gjithashtu është përpjekur vazhdimisht të konsolidojë pushtetin e tij, duke eleminuar kundërshtarët, dhe rasti më i fundit është vrasja e zotit Khashoggi.

Por Princi Mohammed vazhdoi të gëzonte mbështetjen e Presidentit Trump dhe dhëndrit të tij, Jared Kushner. Ata e kanë parë princin si një aleat, së bashku me Izraelin, kundër Iranit dhe si blerës të armëve të pafundme amerikane. Ndër reagimet e para të Trump për vrasjen Khashoggi ishte një deklaratë ku thuhej se kjo nuk do të ndikonte në shitjet fitimprurëse të armëve.

Tani është koha që administrate e Trump të ndikojë për t’i dhënë fund luftës shkatërrimtare në Jemen, për të riparuar shkeljet e saj me Katarin, për të ndihmuar paqen në Izrael, për të mbajtur çmimet e naftës të qëndrueshme dhe, në varësi të rezultatit të hetimeve të vdekjes së Khashoggit, të zëvendësojë princin me një trashëgimtar më pak impulsiv dhe të rrezikshëm.

Megjithatë, çdo kërkesë e tillë do të ishte hipokrizi nëse nuk do të shoqërohej me fundin e shkeljes së të drejtave të njeriut. Ato nuk filluan me vrasjen e Khashoggit, por është koha të përfundojnë…

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN