MENU
klinika

Mësojeni!

Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj?

14.11.2018 - 13:06

Nëse sytë janë dritaret e shpirtit, atëherë thonjtë mund të jenë dritarja e shëndetit të përgjithshëm dhe sigurisht që thonjtë e fortë nuk janë vetëm të dobishme për manikyrën. Disa simptoma të thonjve mund të jenë një tregues i madh i disa çështjeve shëndetësore. Një dermatolog në klinikën Clevland në Ohajo, si dhe një tjetër dermatolog dhe shkrimtar i New York-ut, kanë deklaruar se ekzistojnë disa simptoma të thonjve që ju nuk duhet të injoroni.

Më poshtë mund të gjeni paralajmërimet më të zakonshme shëndetësore që thonjtë mund t’ju tregojnë.

Thonjtë e verdhë:

Sipas dermatologëve, thonjtë e verdhë janë një nga shenjat paralajmëruese më të zakonshme, dhe shtojnë se një nga shkaqet më të njohura të thonjve të verdhë është një infeksion fungal. Në disa raste të rralla, ata tregojnë një gjendje më serioze, si për shembull, sëmundjet tiroide, diabeti ose sëmundja e mushkërive. Ata shtuan se thonjtë e verdhë mund të jenë gjithashtu shkak i pirjes së duhanit . Pra, ndoshta ju duhet të lini duhanin në rast se vini re se thonjtë janë vazhdimisht të verdhë.

Thonjtë e plasaritur ose të thyer:

Thonjtë  e brishtë ose të thyer mund të jenë një shenjë se pllakat e thonjve janë shumë të thata dhe thonjtë e thyer shpesh lidhen me sëmundjen e tiroides. Këtë mund ta shkaktojë hipothyroidizmi ndonjëherë  si efekt anësor. Kjo është një gjendje ku tiroidi nuk prodhon hormone të mjaftueshme.

 

Thonjtë me kreshta:

Arsyeja  pse tek disa njerëz do të vëreni kreshta horizontale në thonj është se mund të jenë  shkaktuar nga  një sëmundje më serioze. Arsyeja  që kjo ndodh është se trupi është duke punuar shumë që të luftojë sëmundjen kështu që është duke kursyer energji për pjesën tjetër të trupit që ka nevojë .

Linjat e zbehta ose të errëta poshtë:

Një linjë e errët ose njollë mund të shkaktohet shumë herë nga melanoma, lloji më i rrezikshëm i problemeve të lëkurës. Melanoma që vjen nga njësia e thonjve është shumë serioze dhe gjithashtu mund të shkaktojë një vijë të zezë ose shirit në thonj, kështu që nëse vëreni këtë duhet të kontaktoni mjekun tuaj menjëherë.

Thonjtë e kafshuar:

“Daily Medical ”  dhe Shoqata Amerikane e Psikologëve (DSM) ka klasifikuar këtë simptomë si një  çrregullim obsesiv-kompulsiv. Kjo  nuk do të thotë që të gjithë ata që kafshojnë thonjtë e tyre kanë këtë çrregullim, por kur ky zakon të bëhet i tepruar, duhet të konsultoheni me mjekun.

 

Thonjtë me nuance blu

Në rast se thonjtë tuaj bëhen  të kaltër, mund të jetë një shenjë se trupi nuk mund të marrë oksigjen të mjaftueshëm. Disa shkaqe të mundshme për këtë mund të jenë probleme të mushkërive, si dhe probleme të zemrës. Në rast se vini re se kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë konsultohuni me mjekun.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj