MENU
klinika

Europa League

Chelsea perfekt, Lazio thyen sërish Marsejën

08.11.2018 - 20:58

Dy janë ekipet që fazën në grupe e kanë mbyllur me 12 pikë të plota në Europa, Chelsea dhe Eintracht Frankfurt. Këtë nuk ka arritur ta bëjë këtë sezon asnjë ekip në Champions League. Ndërkohë, Lazio fiton sërish me Marseille dhe kalon më tej.

Chelsea ka mposhtur 1-0 BATE Borisov, duke siguruar kreun e grupit L. Skuadra e Sarri-t ka vuajtur jo pak ndaj bjellorusëve në kushte të vështira, por në fund kanë dalë fitimtarë falë golit të Giroud.

Ndërkohë Lazio ka fituar 2-1 ndaj Marseille dhe ka siguruar kualifikimin në fazën e nokautit të Europa League falë pritjes së Strakoshës në sekondat e fundit të takimit.

Ishin Parolo dhe Correa ata që i dhanë fitoren ekipit të Inzaghit-t. Sevilla ka shpërdoruar një avantazh të dyfishtë ndaj Krasnodar, por një gol i minutave të fundit të Banega i ka dhënë fitoren dhe kryesimin e grupit J.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo vetëm Champions dhe Europa League

Kompeticion i tretë pritet në Evropë nga UEFA