MENU
klinika

Nga New York Times

CIA: Princi saudit urdhëroi vrasjen e Khashoggi

17.11.2018 - 09:30

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka arritur në përfundimin se princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, sipas zyrtarëve amerikanë.

CIA e bëri këtë vlerësim bazuar në kontrollin e princit të kurorës të Arabisë Saudite, dhe sipas tyre vrasja nuk do të kishte ndodhur pa miratimin e tij.

CIA ka insistuar për disa javë rresht se Princi Mohammed ishte fajtor për vrasjen e Khashoggit, por kishte hezituar të arrinte në përfundimin se ai e urdhëroi atë drejtpërdrejt. Agjencia e ka kaluar këtë vlerësim tek ligjvënësit dhe zyrtarët e administratës Trump.

Ndryshimi në mendimet e CIA-s erdhi pasi një informacion i ri u shfaq, thanë zyrtarët. Provat përfshinë një përgjim që tregon një anëtar të grupit të vrasjes duke i folur një ndihmësi të princit Mohammed dhe duke thënë “i thoni shefit tuaj se misioni u krye”. Zyrtarët megjithatë thane se informacioni i ri nuk është një provë e drejtpërdrejtë që lidh princin Mohammed me vrasjen, e cila u krye në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Provat tregojnë se princi Mohammed po përpiqej të gjente mënyra për të bindur Khashoggin të kthehej përsëri në Arabinë Saudite, megjithëse sipas CIA-s princi i kurorës nuk tha në mënyrë specifike në thirrjet telefonike se ai donte ta vriste Khashoggin.

Një ish-zyrtar tha se agjencitë e inteligjencës gjithashtu po shqyrtonin komunikimet midis Khashoggit dhe ambasadorit saudit në Uashington, princit Khalid bin Salman, vëllait të princit.

Princi Khalid ishte jashtëzakonisht i shpejtë. Në një post të Twitter të premten, ai tha se kontakti i fundit që ai kishte patur me Khashoggin ishte me tekst më 26 tetor 2017 dhe se ai kurrë nuk sugjeroi që Khashoggi të shkonte në Turqi.

Hetimi gjithnjë e më i hollësishëm nga agjencia e spiunazhit krijon një problem për Presidentin Trump, i cili e konsideron Arabinë Saudite, një aleat të vjetër amerikan.

kolana e librave

Jared Kushner, dhëndër i presidentit dhe këshilltar i lartë, ka qenë veçanërisht i afërt me princin Mohammed. Kushner ka thënë vazhdimisht që një marrëdhënie e mirë me sauditët është në interes të Shteteve të Bashkuara.

As zyrtarët e administratës, as zyrtarët e inteligjencës nuk besojnë se çështja Khashoggi do ta shtyjë princin Mohammed të heqë dorë nga pushteti.

Republikanët e Senatit, dëshirojnë të shohin hapa më vendimtare nga Arabia Saudite lidhur me krizën. Ligjvënësit shpresojnë të përdorin këtë rast që të përpiqen për t’i dhënë fund luftës saudite në Jemen.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tashmë se do t’i japin fund fluturimeve ajrore për Forcën Ajrore Saudite mbi Jemen dhe ka sanksionuar 17 Sauditë për përfshirjen e dyshuar në vrasjen e zotit Khashoggi.

Skepticizmi në Kongres për sauditët është rritur. Këtë javë, ata njoftuan se do të kërkonin dënimin me vdekje ndaj disa prej autorëve.

Zyrtarët e CIA-s kanë kohë që kanë qenë të pasigurt rreth Princit Mohammed dhe aftësitë e tij për të udhëhequr mbretërinë, dhe tani është një mundësi për të vërtetuar dyshimet…

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN