Fruti i kumbullës ka shije të athët, por të këndshme. Ai ka mjaft vlera kalorike (rreth 50 kalori në 100 gr kumbulla), vitamin A, B1, B2, C, PP, kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, hekurit e magnezit, 8-20% sheqer në trajtë fruktoze, acide, pektinë etj.
Për aftësinë kuruese, përdoren frutat, bërthamat dhe gjethet e kumbullës. Frutat e kumbullës konsumohen të freskëta ose të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli, marmalade, shurupi të këndshëm etj.
Ato janë freskuese, treten lehtë, rrisin oreksin, luftojnë kapsllëkun, sëmundjet e mëlçisë, veshkave, artritit, aneminë, hemorroidet etj. Sigurojnë një jashtëqitje të rregullt dhe për këtë qëllim këshillohen të përdoren shpesh.
Lufton parazitët e zorrës
Për të pasur rezultate sa më të mira merren 15-30 gr bërthama kumbulle dhe shtypen. Përzihen me 20 gr sheqer dhe hahen në mëngjes esëll, duke e vazhduar kurën për disa ditë rresht.
Sëmundjet e melçisë
Fillohet me gjysëm kg kumbulla të pjekura mirë, në ditën e parë, duke shtuar nga 200 gr çdo ditë, derisa të arrijnë 2 kg në ditë. Vazhdohet për aq kohë sat ë jetë e nevojshme.
Puçrrat e lëkurës
Merret një grusht gjethe kumbulle dhe zihet në një litër ujë, derisa të shterojë përgjysmë. Më lëngun e përftuar pastrohen puçrat, 2-3 herë në ditë, derisa të zhduket acarimi i tyre.
Kurimi i kallove
Merret 1 kokërr kumbull e tharë dhe çahet përgjysmë. Njërën pjesë e vendosim mbi kallo, e përforcojmë me garzë dhe e lëmë të qendrojë aty, deri në mëngjes. Terapia përsëritet derisa të eleminohet kalloja. Në mungesë të kumbulës mund të përdoret një thelë limoni, kurse procedura mbetet e njejtë.