MENU
klinika

Pas takimit Kosovë-Shqipëri

Daçiç ka dy fjalë për Edi Ramën

27.11.2018 - 16:10

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, se “vrau konceptin e bashkëpunimit rajonal”, me deklaratat e tij në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dje në Pejë.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadkom, ai dënoi ashpër deklaratat e bëra nga zyrtarët shqiptarë, duke thënë se kjo konfirmon se politika “shqiptaro-madhe” është e dukshme.

Daçiç ka dy fjalë për Edi Ramën konica.al
Daçiç ka dy fjalë për Edi Ramën konica.al

Paramendoni sikur të kishte një takim të përfaqësuesve të Serbisë dhe Republikës Serbe me mesazhe të tilla, se do të punojmë në unifikim, me momente teatrore si shqiponja në flamur, njëqind për qind në foton e Ramës dhe të një ministri, deklarata e Ramës 100 për qind taksë në veri dhe zero në jug“, tha Daçiç. /Konica.al/