MENU
klinika

Pavarësia e Kosovës

‘Disa shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën’

08.11.2018 - 13:23

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, gjatë bashkëbisedimit me qytetarë përmes Facebook-ut, është pyetur edhe rreth lajmeve për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete.

Në përgjigjen e tij, O’Connell ka thënë se fatkeqësisht kjo gjë ka ndodhur.

Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërheq njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, është përgjigjur ambasadori.

Ende nuk dihet se për cilat shtete e ka pasur fjalën ambasadori O’Conell kur ka konfirmuar se kanë tërhequr njohjen.

Kujtojmë se kohëve të fundit Serbia ka rritur lobimin te disa shtete për të tërhequr njohjet për Kosovën. Ministria e Jashtme e Kosovës është detyruar shumë herë të demantojë pretendimet e Serbisë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat