MENU
klinika

Dënohet 3 lojtarë të Shënkollit

Disiplina, masa të ashpra tek inferiorët

27.11.2018 - 16:34

Komisioni i Disiplinës në FSHF, pasi shqyrtoi problematikën e vërejtur në stadiumet tona të futbollit, në të gjitha kategoritë, në ndeshjet e fundit, ka dhënë vendimet e tij.

Veç gjobitjes së Lorenc Trashit për për ofendimet e ndërsjella me tifozët vlonjatë, nuk ka pasur masa të tjera penalizuese për Kategorinë Superiore. Ndëshkimet janë fokusuar tek inferiorët, ku edhe problemet janë më të shumta.

Në ”gijotinë” është vënë sërish Shënkolli, klubi i Kategorisë së Parë, ndaj të cilit u veprua me “dorë të hekurt” para pak javësh, duke përfshirë edhe presidentin Artan Djala.

VENDIMET E DISIPLINËS

– KF “Veleçiku”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritjeje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore, që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

– Zyrtari i KF “Veleciku”, Zeqir Dukaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, pezullohet 8 ndeshje nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.

– Lojtari i KF “Veleciku”, Brilant Hasaj, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, zullohet 3 ndeshje nga aktiviteti.

– KF “Burreli”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

– Lojtari i KF “Bëslidhja”, Issiaga Camara, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Erzeni”, Jurgen Goxha, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.

– KF “Vora”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, pezullohet dënohet me 2 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

– Lojtari i KF “Vora”, Akil Dimo, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dhe si inciator i dhunës në ndeshjen Vora-Shënkolli, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 8 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Shënkolli”, Rinev Danaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dhe si inciator i dhunës në në ndeshjen Vora-Shënkolli, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 8 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Shënkolli”, Ervis Dedaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Shënkolli”, Bledi Zefi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– KF “Besa”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës, do të jëtë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

– KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jëtë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

– KF “Tërbuni”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/2 të KDS gjobitet me 100.000 lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

– Lojtari i KF “Naftëtari”, Egland Lamaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Skrapari”, Azis Pepa, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– Zyrtari i KF “Maliqi”, Gëzim Marjanaku, për prostesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.

– Urdhërohet riluajtja e ndeshjes së femrave midis FC Term dhe KF Apolonia, në bazë të nenit 86 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike të Aktivitetit për Futbollin e Femrave;

– Lojtari i KF “Partizani” U-19, Stefano Llalla, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Akademia” U-19, Xhoi Hajderaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Saba Sallaku, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Ervis Patarria, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Enis Jakupi, për sjellje josportive, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Kleandro Demerxhiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, pezullohet 5 ndeshje nga aktiviteti.

– KF “Kastrioti” U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3/b të KDS, humbjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe do të zhvillojë 4 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

– KF “Kukësi” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hyrë në fushën e lojës persona të paautorizuar dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, gjobitet me 1.000.000 lekë. Në aplikim të Nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

– Zyrtari i SSH “Pepa” U-17, Meridian Kacollja, në bazë të Nenit 13 të KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të protestave ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore, që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhuna në Korçë, e pësojnë tifozët

Disiplina, dënime për Skënderbeun e Partizanin

E pëson “Tirona Fanatics”

Disiplina, dënim të veçantë për ultrasit

Rikthehet çështja “Muzaka”

Disiplina dënon djemtë e presidentëve