MENU
klinika

Ministri Blendi Klosi

“Djali, krenar për 4 stërgjyshët partizanë”

29.11.2018 - 18:29

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festën e Çlirimit të Shqipërisë. Ai ka postuar një foto në Facebook, të djalit të tij Aroni i rrethuar nga gjyshërit e Blendit dhe të Norës, të cilët kanë qenë partizanë.

Më tej Klosi shkruan se vetëm renditja në anën e drejtë të historisë mund t’i bëjë pasardhësit krenarë.

POSTIMI I KLOSIT

Aroni, krenar për 4 stërgjyshët partizanë.                                             

Çfarë vlerash më shumë sesa sakrifica për lirinë dhe renditja në anën  drejtë të historisë mund ti bëjë brezat pasardhës krenarë ?? Lavdi dëshmorëve dhe atyre që sakrifikuan për Shqipërinë e lirë e që kemi detyrën ta bëjmë më të mirë. Gëzuar 29 Nëntorin!