MENU
klinika

“Princesha e popit”

Dua Lipa rrëmben “Kaprollin e Artë” në Berlin

17.11.2018 - 11:42

Në Berlin u ndanë sërish çmimet BAMBI, njërin prej tyre e mori këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Bambi këtë vit mbushi 70 vjeç. Që është çmimi që jepet me më pompozitet, e që i bën edhe më skeptikët të rrinë tre orë ulur para televizorit. Dhe siç konstatonte Der Spiegel Online sot: “Joshja ka të bëjë me kureshtjen, se cilin njeh nga ata që thirren të dalin para kamerës në atë moment”.

Edhe publiku shqiptar kishte së paku një fytyrë të njohur: Dua Lipa. Këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, e mori “Kaprollin e artë” në kategorinë Muzikë Ndërkombëtare: me komentin: Sa i bukur! Dhe i ofroi publikut një performancë me një potpuri nga tre këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “New Rules” dhe “IDGAF”.

Dua Lipa, e cila u thirr para kamerës si “princesha e popit” ishte një nga pikat kulmore të eventit të djeshëm. Për ta prezantuar, regjia kishte marrë disa pjesë nga intervista që ajo kish dhënë për ZDF me gazetaren dhe shkrimtaren gjermane, me prejardhje gjithashtu nga Kosova, Arta Ramadani.

Kjo është lista e plotë e çmimeve në BAMBI Awards 2018:
Aktorja më e mirë gjermane – Paula Beer
Aktori më i mirë gjerman – Sebastian Koch
Çmimi i përzgjedhur nga publiku – Michael Schulte
Komediani më i mirë – Luke Mockridge
Çmimi “Our Earth” – Sebastian Copeland
Çmimi për arritje jetësore – Liselotte Pulver
Çmimi për heroizëm – Christine Wagner-Behrendt, Markus Behrendt
Sportisti më i mirë – Claudio Pizarro
Çmimi special i jurisë – Patrick Lange
Muzikanti më i mirë gjerman – Mark Forster
Aktorja më e mirë internacionale – Penelope Cruz
Çmimi legjendar – Rod Sterart
Çmimi “surprizë” nga BAMBI – Thomas Gottschalk
Çmimi për muzikën më të mirë internacionale – Dua Lipa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN