MENU
klinika

Champions League

Dy supersfidat pa fitues, Barça kalon grupin

06.11.2018 - 22:59

Dy supersfidat e mbrëmjes së sotme të Champions League, Inter-Barcelona dhe Napoli-PSG, kanë përfunduar në barazim me rezultatin 1-1, ndërsa Atletico Madrid ka arritur një “hakmarrje” të vogël ndaj Dortmund, duke fituar 2-0.

Me këtë rezultat, Barcelona kualifikohet automatikisht për në fazën tjetër, ndërsa Inter duhet të luftojë deri diku me Tottenham, që ka arritur të përmbysë 2-1 në shtëpi PSV.

Barcelona mund të kishte kaluar në avantazh në disa mundësi, por Inter është me fat dhe futet në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pandryshuar. Situata në pjesën e dytë nuk ndryshon shumë.

Ai që ndryshoi lojën ishte sulmuesi Malcom. Braziliani ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 83’, vetëm dy minuta pasi ishte futur në fushë. Por avantazhi i miqve nuk ka zgjatur shumë pasi Mauro Icardi ka barazuar rezultatin vetëm pesë minuta më pas me një gol tipik për sulmuesit argjentinas.

Ndërsa gjithcka është e komplikuar në Grupin C. Pas humbjes së Liverpool në Beograd, asnjë nuk mund të parashikojë se cila skuadër do të zërë vendin e parë apo të dytë. Napoli duket më komod, sepse pret Crvena Zvezdan Brenda, ndërsa PSG e Liverpool duket se do të luftojnë më shumë.

Në Grupin A barazohet kreu, Dortmund dhe Atletico Madrid tashmë kanë nga 9 pikë dhe thuajse janë të kualifikuara për më tej dhe do të varet nga dy ndeshjet e fundit. Ndërsa Club Brugge është më komod në vend të tretë.

Në Grupin D, Porto ka përmbyllur misionin e kualifikimit, duke fituar 4-1 ndaj Lokomotiv Moskë dhe me 10 pikë kalon grupin. Ndërsa Schalke ka mposhtur 2-0 Galatasaray dhe tani gjermanët kanë hedhur një këmbë në fazën tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN