MENU
klinika

Sedativët

Efektet anësore të barnave qetësues!

12.11.2018 - 12:09

Barnat qetësues janë të dobishëm për trajtimin e problemeve të ankthit dhe gjumit, por përdorimi i tyre mund të çojë në varësi.

Sedativët (barnat qetësues) janë një kategori e barnave që ngadalësojnë aktivitetin e trurit dhe gjithashtu mund të shkaktojnë gjumë.

Ekzistojnë tre klasa kryesore të barnave qetësuese:

Barbituratet: Barbituratet përdoren zakonisht për të trajtuar ankthin, pagjumësinë etj.

Në rast të ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, kirurgu juaj gjithashtu mund ta administrojë një barbiturat pak para operacionit për të lehtësuar ankthin ose tensionin.

Disa shembuj të barbiturateve përfshijnë: Nembutal (pentobarbital) dhe fenobarbital.

Benzodiazepinat: Këto barna përdoren gjithashtu për të trajtuar spazmat e muskujve dhe ankthin, pagjumësinë etj.
Disa shembuj të benzodiazepineve përfshijnë: Xanax (alprazolam), Valium (diazepam), Ativan (lorazepam), Librium (klordiazepoksid), Halcion (triazolam), Serax (oksazepam) dhe Klonopin (klonazepam).

Medikamentet e gjumit: Këto barna veprojnë në një lloj të caktuar të receptorit në sistemin nervor qendror të quajtur BZ1, gjë që e bën veprimin e tyre si një ndihmë në gjumë shumë të shënjestruar.

Disa shembuj të këtyre medikamenteve përfshijnë: Ambien (zolpidem), Lunesta (eszopiclone) dhe Sonata (zaleplon).

Halucinacione dhe psikozë janë raportuar në disa njerëz që marrin këto barna dhe prandaj nuk duhet përdorur gjatë.

Efektet anësore të sedativëve (barnave qetësues)

Përveç efekteve të dëshiruara të qetësimit, përdorimi qetësues mund të shkaktojë edhe efektet e anësore:

• Marramendje dhe konfuzion;

• Problemet me lëvizjen dhe kujtesën;

• Shkalla e ngadalësimit të zemrës dhe frymëmarrja, e cila mund të përkeqësohet nëse kombinohet me alkool;

• Përkeqësimi i simptomave të depresionit dhe ankthit;

• Shpërqendrim;

• Ndryshimet e humorit dhe sjellja e papërshtatshme;

• Rreziku i varësisë nga këto barna;

• Rreziku i vdekjes nga mbidozimi, qoftë i qëllimshëm apo i paqëllimtë.

Varësia nga sedativët

Varësi do të thotë të kesh një dëshirë të pandërgjegjshme për të përdorur një ilaç edhe kur kjo ka një efekt të dëmshëm në punën ose në jetën tuaj personale.

Varësia është kur trupi juaj mëson të varet nga një ilaç. Mund të ndodhë të mos ketë varësi, por shpesh varësia i shoqëron këta pacientë, të cilët ndihen të paaftë për ta lënë barin qetësues.

Nëse bëheni të varur nga bari, mund të keni nevojë për një dozë më të lartë për të arritur efektin e dëshiruar (tolerancën).

Nëse përdorni medikamente qetësuese rregullisht, nuk duhet t’i ndaloni menjëherë, pasi kjo mund të shkaktojë simptoma të rënda të tërheqjes. Për të ndaluar marrjen e barit, mund të keni nevojë që dozën tuaj ta zvogëloni me kalimin e kohës, sipas këshillave të mjekut.