MENU
klinika

Vrasja e Kaçifas

Ekspertët nuk dorëzojnë autopsinë, duhen të paktën 3 javë

05.11.2018 - 16:43

Grupi ekspertëve të mjekësisë ligjore nuk ka dorëzuar ende në prokurori rezultatet e aktekspertizës për vrasjen e 35-vjeçarit Konstandin Kaçifas në Bularat.

Kjo ka bërë që trupi të mbahet në morg, ndërsa prokuroria ka kërkuar dy herë përshpejtimin e procedurës, e cila kërkon kohën e saj deri në 3 javë për të dalë në një konkluzion të saktë mbi shkakun e vdekjes.

Grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nuk ka e ka përfunduar ende ekspertizën e trupit të Konstandin Kaçifas, 35 vjeçarit të vrarë një javë më parë nga forcat RENEA.

Raporti përfundimtar, i cili ende nuk ka përfunduar, pritet t’i dërgohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila më pas do të japë autorizimin për dorëzimin e trupit tek familjarët.

kostandin_kacifas-konica.al
kostandin_kacifas-konica.al

Prokuroria ka kërkuar dy herë deri tani përshpejtimin e ekspertizës nga mjekët ligjorë, por kjo procedurë kërkon kohën e saj për të pasur një konkluzion të qartë mbi vdekjen e 35-vjeçarit.

Të premten hetuesit pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes edhe babain e të ndjerit, i cili kërkoi tërheqjen e trupit.

Kaçifa njihej si ekstremist dhe pjesëtar i grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Aktualisht trupi i Kaçifas ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontestimeve të familjes për hetimet e kryera në Gjirokastër.

Mediat greke shkruajnë se trupi do t’u dorëzohet familjarëve deri të martën.

Një ditë më parë në kishën e Bularatit u zhvillua një meshë për të vrarin nga policia.

Nëna e 35-vjeçarit është shprehur se djali i saj do të mbetet hero, pasi e donte Vorio Epirin.