MENU
klinika

Aktivitetet për 74 vjetorin

Elbasan/ 74-vjetori i çlirimit, Balla: Një ditë e rëndësishme

11.11.2018 - 15:46

Është përkujtuar gjatë një aktiviteti të organizuar në Teatrin “Skampa” te Elbasani, 74 vjetori i çlirimit te këtij qyteti, ku veterane të Luftës Nacional Çlirimtare, të afërm të familjeve te dëshmorëve, qytetarë e pushtetarë vendorë morën pjesë në ceremoninë përkujtimore kushtuar 23 partizaneve të Brigadës së XV Sulmuese, të cilët dhanë jetën për çlirimin e Elbasanit.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka cilësuar një nga ditët më të shënuara për Elbasanin, ditën e çlirimit të këtij qytetit. Ai gjithashtu deklaroi se është e turpshme gjithçka ka ndodhur në gjithë këto vite të demokracisë lidhur me debatin që po zhvillohet akoma për ditën e çlirimit të Shqipërisë, nëse është ‘28 apo 29 Nëntori’.

Tashmë për këtë ditë janë të gjitha faktet të publikuara edhe nga arkivat e ushtrisë gjermane. Ne duhet të bëjmë më shumë për ta ruajtur kujtimin e historisë së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Nuk ka në historinë e Shqipërisë një moment kaq të rëndësishëm. Jemi i vetmi komb që jemi çliruar vetëm me forcat tona, vetëm përmes Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare .

Gjaku i derdhur nga dëshmorët është një angazhim me shumë për politikanët sot që jo vetëm të përmbushim një angazhim që ende nuk është aty ku duhet sikurse është statusi i familjeve të dëshmorëve për të cilën në ditët në vijim kuvendi e përfundon dhe do kemi më në fund një ringritje të nderit, të përkujtimit, të mirënjohjes që ka shoqëria shqiptare ndaj atyre që kanë dhënë gjak jo vetëm për çlirimin e atdheut, por edhe për proceset e tjera te rëndësishme transformuese, demokratizuese.

Prandaj unë sa herë që ndodhem në keto aktivitetet nuk rresht se përmenduri faktin që Elbasani është dhe mbetet një krahine shumë e rendësishme që i ka dhënë atdhetarisë, i ka dhënë në 1924, i ka dhënë në 1944 dhe të jeni të sigurt që Elbasani do të vazhdojë të japë kulturë, do vazhdojë të japë dije, mirësi dhe atdhedashuri, por më shumë se kaq do i japë më tepër europianizim Shqipërisë. Ne kemi nderin të jemi përfaqësuesit e një prej krahinave më me emër të Shqipërisë me qendër Elbasanin”-tha deputeti Balla.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e 74 vjetori i çlirimit të Elbasanit, nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues te opozitës, ndryshe nga një ditë më parë kur në ceremoninë kushtuar Ditës se Çlirimit të Librazhdit ishin edhe përfaqësues të opozitës dhe të pranishmit i përshëndeti edhe kreu i Degës Lokale të PD-së, Bujar Vreto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri