MENU
klinika

Detajet

Elbasan/ Festat rritin çmimet

17.11.2018 - 12:53

Duket se afrimi i dimrit, por edhe i festave të fundvitit, është reflektuar me rritje çmimesh në tregun e fruta-perimeve në Elbasan.

Edhe pse duket ende herët, tregtarët pretendojnë se rënia e prodhimit vendas ka çuar në një rritje të vogël të çmimeve.

Por, nga ana tjetër, qytetarët thonë se rritja e çmimeve pa hyrë ende dhjetori është e papërballueshme.

Ashtu siç ndodh rëndom, afrimi i festave të fundvitit sjell një rritje të çmimeve, që prek artikujt e shportës, ndërkohë fundi i dhjetorit pritet të sjellë rritje të mëtejshme.