MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 12

Flamurtari ndalet në Vlorë nga Luftëtari

07.11.2018 - 18:50

Kur pritej që Flamurtari të përfitonte nga gabimet e rivalëve, pasi ndeshej në shtëpi, për më tepër, ndaj rivali që mund të kalohej me sukses, kuqezinjtë kanë ngecur në një barazim 0-0 ndaj Luftëtarit, që më shumë i shërben ekipit gjirokastrit.

Flmurtari mposht ekipe si Kukësi e Tirana, por në shtëpi nuk mund ekipe si Teuta dhe Luftëtari. Dy pikë të lëna që vë në pikëpyetje vazhdimësinë, edhe pse ende nuk është luajtur as gjysma e kampionatit.

Ky rezultat e lë ekipin vlonjat aty ku ishte, në vendin e gjashtë, më 19 pikë, 3 pikë larg vendit të tretë dhe 9 pikë nga vendi i parë, që mbahet nga Partizani. Situata për Flamurtarin komplikohet, teksa javën tjetër udhëton në Korcë për t’u ndeshur me Skënderbeun.

Një pikë nuk duket keq për Luftëtarin, që barazon Tiranën në renditje, por që gjithsesi rreziku i rënies ndihet akoma. Javën e ardhshme ekipi gjirokastrit pret Tiranën në shtëpi dhe mund të jetë një mundësi e artë për t’u ngjitur në renditje, gjithnjë në rast fitoreje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 12

Tirana dhe Kukësi ndalin njëri-tjetrin

Kategoria Superiore, java 12

Thyhet Skënderbeu, Partizani rimerr kreun