MENU
klinika

Në Bularat

Gazeta greke Protothema/ Policia po tremb minoritetin grek

06.11.2018 - 14:09

Autoritetet shqiptare po mundohen të terrorizojnë minoritetin grek në jug të Shqipërisë, nëntë ditë pas ekzekutimit të Konstantinos Katsifas, raporton gazeta greke Protothema.
Sipas fshatarëve të Bularatit, policia shqiptare i ka thirrur për tu marrë në pyetje pa dhënë një shpjegim zyrtar.

Protothema që i referohet njoftimeve nga Shqipëria, në numrin e djeshëm, shkruan se autoritetet janë të alarmuara nga irritimi i anëtarëve të minoritetit grek dhe po mundohen t’i frikësojnë ata dhe kushdo që viziton Bularatin për t’i mbështetur ata dhe familjen Kacifa.

Gazeta greke shkruan se edhe nëntë ditë pas ekzekutimit, autoritetet shqiptare nuk e kanë kthyer trupin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN