MENU

Gjuetia e paligjshme

S’ka mëshirë as për pelikanin kaçurrel

27.11.2018 - 11:12

Gjuetia e paligjshme nuk ka kursyer as shpendët e rralla në Lagunën e Nartës.

Një pelikan kaçurrel është gjetur sot nga peshkatarët e Nartës, i vrarë me armë gjahu.

Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton. Ky shpend ka një gjatësi që shkon deri në 1,9 metra nga sqepi deri tek bishti dhe peshon rreth 20 kg, ka ngjyrë të bardhë me pulla gri, ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti.

Shumimi natyral i tij është paksa delikat sepse femra ngroh dhe çel vetëm dy vezë duke i depozituar ato në Kënetë. Vendi ku qëndron ky shpend i rrallë njihet si Ishulli i Pelikanit dhe ndodhet në lartësin rreth 0.5m mbi nivelin e detit.