MENU
klinika

Turqi-Suedi në Ligën e Kombeve

Gjyqtari premtoi 2 penallti, do riluhet ndeshja?

19.11.2018 - 11:22

Një bisedë ndoshta e keqintepretuar, por që në Ligën e Kombeve është bërë çështje dhe mund të ketë zhvillime të tjera. E gjitha kjo për deklaratat e çuditshme të gjyqtarit i cili drejtoi ndeshjen mes Turqisë dhe Suedisë.

Rumuni Istvan Kovacs u premtoi suedezëve 2 penallti në pjesën e dytë të ndeshjes, të cilën e fituan 1-0, por me një penallti pikërisht në pjesën e dytë. Gjithçka është zbuluar pas ndeshjes që e hodhi Turqinë në Ligën C nga sulmuesi suedez Markus Berg, i cili kishte folur në pushimin e ndeshjes me gjyqtarin.

Ai i kishte kërkuar llogari kryesorit për një episod të diskutueshëm në zonën kundërshtare gjatë pjesës së parë. “Në pushim, shkova të flisja me gjyqtarin që të protestoja për një penallti që shkaktuan ndaj meje por të cilën ai nuk  sinjalizoi.

U takuam në dhomat e zhveshjeve i tregova pikëpamjen time dhe më bëri një premtim. ‘Do të shoh pamjet dhe nëse e kuptoj që kam bërë gabim në aksionin që pretendon ti, do të të fal dy penallti në pjesën e dytë’”, – ishin fjalët që Berg tha për “Aftonbladet” pas ndeshjes.

Si për ironi të fatit, penalltia e realizuar në minutën e 71 nga Grankuist, u fitua pikërisht për një faull ndaj Berg, të sinjalizuar nga rumuni Kovacs. Sipas informacioneve nga Turqia, pasi këto deklarata u bënë publike, Federata turke ka filluar të ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

Federata turke kërkon të paktën përsëritjen e ndeshjes, pasi e cilëson të njëanshëm qëndrimin e gjyqtarit. Humbja në shtëpi la përfundimisht në vendin e fundit në grup Turqinë, e kaluar me 1 pikë nga Suedia në renditje, por kjo e fundit ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN