MENU
klinika

Rezultatet tronditëse të një raporti britanik

“Gjysma e rusëve në Londër janë spiunë të Kremlinit”

06.11.2018 - 16:36

Gjysma e rusëve që jetojnë në Londër janë spiunë për Kremlinin, me pesë herë më shumë oficerë sekretë të inteligjencës se në vitin 2010, ka pohuar një raport tronditës.

Raporti, i cili bazohet në informacion nga disidentët dhe burimet e inteligjencës, ka zbuluar spiunazhin e gjerë rus në Britaninë e Madhe.

Nga një popullsi prej 150,000 rusësh që jetojnë në Londër, deri në gjysmën e tyre janë spiunë, sipas raportit të Shoqërisë Henry Jackson.

Hetimi i ka kërkuar qeverisë që të tregohet më e kujdesshme ndaj kërcënimit të paraqitur nga Rusia.

Autori i raportit, Dr Andrew Foxall, tha: “Ky raport hedh dritë mbi aktivitetet e agjencive të fshehta të inteligjencës ruse në Britani. Ata kërcënojnë për një epokë të errët në të ardhmen jo shumë të largët.”

“Edhe pse këto agjenci kanë qenë në titujt kryesorë të lajmeve kudo nëpër botë për shkak të helmimit të agjentit Skripal, ata nuk kryejnë vetëm vrasje. Ata po përpiqen me dashakeqësi për të sulmuar shoqërinë tone” – shtoi Foxall.

“Për një kohë të gjatë, politika e Britanisë së sigurisë është mbështetur në supozimin naiv që Rusia ka hequr dorë nga idetë dhe planet që kishte gjatë Luftës së Ftohtë. Ky raport tregon se Rusia është po aq e guximshme sa ka qenë atëherë”.

Raporti zbuloi se shërbimi i inteligjencës dhe sigurisë së Rusisë ishte 52 herë më i madh se ekuivalentët e tyre britanikë.

Ish- Sekretari i Jashtëm dhe i Mbrojtjes dhe kryetari i Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë, Sir Malcolm Rifkind, tha: “Kushdo që ndhet i qetë ose i vetëkënaqur me aktivitetitin e inteligjencës ruse në Mbretërinë e Bashkuar duhet ta lexojë këtë raport”.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Sekret, Sir Richard Dearlove tha: “Raporti i Dr Foxall na kujton edhe një herë se veprimtaria e inteligjencës ruse në Perëndim vazhdon ende me qëllimet dashakeqe dhe se duhen monitoruar kërcënimet e këtij lloji për sigurinë kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një epokë e re për marrëdhëniet mes tyre

Rusi-Kinë bashkojnë forcat kundër SHBA-së