MENU
klinika

Premier League, Java 12

Gol i bukur i Shaqirit, Liverpool i pari

11.11.2018 - 14:56

Liverpool është rikthyer menjëherë te fitorja, me nga një gol në secilën pjesë, duke mposhtur 2-0 Fulham në “Anfield”. Në këtë sukses ka shënuar edhe Xherdan Shaqiri, që për nga mënyra, ishte spektakolar. Liverpool merr kryesimin provizor.

Goli i parë i ndeshjes ka ardhur katër minuta para fundit të pjesës parë me Salah që ka mposhtur portierin Rico me një godije të saktë pas një pasimi të marrë nga Arnold.

Një gol ky që ka ardhur 14 sekonda pas golit që iu anulua sulmuesit të Fulham, Mitrovic, për pozicion jashtë loje. “Të Kuqtë” kanë siguruar tri pikët në minutën e 53-të të pjesës së dytë me një kryevepër të Xherdan Shaqirit, i cili ka realizuar me një goditje fluturimthi pas pasimit perfekt të marrë nga Robertson.

Lojtari me origijinë shqiptare ka patur një ndikim të madh, siç tregojnë 2 golat dhe 3 asistet e regjistruara në pesë nga gjashtë takimet e fundit të luajtura me Liverpool.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN