MENU
klinika

Risia

Google merr miratimin për makinat pa shofer

01.11.2018 - 18:58

Divizioni i makinave pa shofer i kompanisë Google, Waymo, mori licencën e parë për të testuar makina pa shofer në rrugët e Kalifornisë, theksoi shtypi vendas.

Për momentin, 60 kompani lejohen të provojnë makina autonome në rrugë, por Waymo është e para kompani që e merr atë për të testuar makinat pa shoferin e sigurisë.

“Kalifornia ka punuar për vite me radhë dhe do të vazhdojë të ketë siguri publike në një linjë me zhvillimin e kësaj teknologjie”, tha numri një i Departamentit të Transportit në Kaliforni, Jean Shiomoto.

Licenca lejon mundësinë e kryerjes së testeve dhe makinat e para pa shofer do të rezervohen për punonjësit e Waymo-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN