MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Gruevski arratiset edhe nga Hungaria?

17.11.2018 - 23:32

Maqedoni

Sipas mediave bullgare, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, mendohet se ka ndërruar destinacion dhe është larguar nga Hungaria.

Sipas mediave bullgare, këtë informacion e ka dhënë një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së. Sipas mediave destinacioni i Gruevskit mund të jetë në Rusi ose në Turqinë.

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të ik nga vendi nëse liberalizohen vizat.

Ai thotë se po bëhet fushatë e qëllimshme për me krijuar huti dhe për të penguar procesin e liberalizimit.

ramush-haradinaj-konica.al
ramush-haradinaj-konica.al

Maqedoni

Të gjitha partitë politike shqiptare kanë kundërshtuar propozimin e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni, që gjatë regjistrimit të popullsisë të fshihet paragrafi rreth përkatësisë etnike dhe asaj fetare.

Këto reagime vijnë pasi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka paralajmëruar se në bazë të propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë, nuk parashihet paragrafi mbi përkatësinë etnike dhe religjionit.

Maqedoni

Ideja e kryeministrit Zoran Zaev për falje dhe pajtim, has në kundërshtim në partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila këtë e quan drejtësi selektive.

Sipas tyre, Zaev po e shfrytëzon gjyqësorin për të arritur qëllimet e tij, ndryshimin e emrit të shtetit.

Kosovë

Skepticizmin për një vendim pozitiv të Këshillit të Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën, e pati shtuar deklarata e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurtz, gjatë vizitës në Prishtinë.

Kurtz, pati theksuar që lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, ka pasur vendime pozitive nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Maqedoni

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Gostivar duke komentuar mbi zhvillimet e fundit në vend, tha se qeveria nuk e drejton vendin në drejtimin e duhur, ndërsa për arratisjen Nikolla Gruevski, ish-kryetarit të partisë, përsëriti se ai është viktimë e persekutimit politik dhe po ashtu ai nuk e justifikon arratisjen e tij nga vendi.

Sipas Mickoskit opinioni në Maqedoni është dëshmitarë i një teatri që po të mos ishte tragjike, do të ishte qesharake, ndërsa rolin kryesor e ka udhëheqësi i Qeverisë. /Konica.al/