MENU
klinika

Tifozët e Partizanit

“Guerrils”: Të turpshëm, aq sa Disiplina!

01.11.2018 - 15:03

Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Skënderbeut, te Partizani është krijuar edhe një ndasi, mes klubit dhe tifozëve. Kjo më shumë për shkak të qëndrimeve ndaj FSHF.

Parulla raciste në stadium, gjatë supersfidës së javës së 10-të të Superiores (1 grek më pak, 1 bastard më pak), ka prodhuar polemika të shumta, por edhe dënime, si ai i Disiplinës ditën e djeshme.

Partizani do të duhet t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi pa tifozë. Diçka e tillë është kundërshtuar fort nga klubi i kuq, që nuk ka kursyer me etiketime edhe ata tifozë, të cilët e kanë pasur në dorë banderolën në fjalë.

Indirekt, përmes mungesës së kushteve në “Selman Stermasi”, drejtuesit e “demave” kanë kërkuar sistem monitorimi me kamera në stadium, për të evidentuar e ndëshkuar edhe penalisht individë të veçantë, për të cilët dënohet krej tifozëria.

Por, Ultras “Ultras Guerrils”, nuk janë aspak dakord me qëndrimin e klubit të tyre, duke e konsideruar po aq të turpshëm, sa vendimin e Komisionit të Disiplinës. Përmes një reagimi publik, tifo-grupi i njohur i 15 herë kampionëve të vendit nënvizon:

“Thirrjet e klubit tonë për të ndërtuar sistem vëzhgimi dhe skedimi të personave që hyjnë në stadium është po aq i turpshëm sa çdo vendim i komisioneve për të dënuar një ndeshje pa tifozë. Thirrjet për të dënuar individualisht tifozë të ndryshëm penalisht dhe etiketimet si rrugaçë nuk i kanë hije klubit, që frymon bashkimin e njerëzve.

Ne si grupim dënojmë veprimin, por nuk mendojmë se dënimi i individëve është përbashkues, por një mënyrë për të larguar vëmendjen nga humbja dhe përgjegjësitë. Arroganca dhe sulmet etiketuese e paragjykuese nuk i kanë hije klubit të Partizanit e gjithashtu, as dëshira e censurës, vëzhgimit dhe përzgjedhjes së tifozëve!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN