“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer”. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në konferencën për mediat gjatë ditës së sotme.
Ai deklaroi se shteti po përgatitet për të bërë çdo gjë, që dënimin ish-kryeministri ta vuajë në shtetin e Maqedonisë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit të Maqedonisë deklaroi se pret një përgjigje nga vetë Nikolla Gruevski dhe nga autoritetet Hungarisë.
Ritheksojmë se Nikolla Gruevski ka përdorur Shqipërinë si vend tranzit për në Mal të Zi e më pas drejt Hungarisë, përmes ndihmës së ambasadës hungareze në Tiranë. Gruevski ka kërkuar azil politik, ndërsa dyshimet për mënyrën se si është larguar, janë bërë temë kryesore e mediave në rajon dhe më gjerë.