MENU
klinika

Shqipëria U-17 & U-19

Hidhet shorti i ekipeve kombëtare të femrave

23.11.2018 - 16:13

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian “Suedi 2020” për kombëtaren e femrave U-17. Gjithsej, janë 11 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e shtatë sëbashku me Greqinë, Lituaninë dhe Republikën e Irlandës.

Turneu “Qualifying Round” U-17 Femra do të zhvillohet në Lituani në datat: 10, 13 dhe 16 shtator 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë do të jenë 26, ku 22 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 11 grupet.

Ndërkohë, është hedhur edhe shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjeorgji 2020” për kombëtaren e femrave U-19. Gjithsej janë 12 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e tretë së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Azerbajxhanin.

Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet në Portugali në datat: 02, 05, dhe 08 Tetor 2019. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elite do të jenë 28, ku 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 12 grupet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN