MENU
klinika

Humb gjurmët

Aksion policor për arrestimin e Gruevskit

12.11.2018 - 20:16

Një gjykatë maqedonase lëshoi sot një urdhër-arresti ndaj ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili nuk u paraqit për të vuajtur dënimin me burg nën akuzë për shpërdorim detyre, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Mediat lokale, raportojnë se policia ka nisur një aksion për arrestimin e 48-vjeçarit. Efektive të policisë kanë bastisur edhe banesën e ish-shefit të qeverisë maqedonase, por deri më tani, nuk është raportuar arrestimi i tij.

Gruevski duhet të paraqitej në burgun e Shutkës për të shlyqer dënimin me dy vite burgim për rastin “Tank”, por nuk ishte i disponueshëm për autoritetet gjyqësore. Në këto kushte, u lëshua urdhër-arresti.

gruevski-konica.al
gruevski-konica.al

Ish-lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, qeverisi vendin nga periudha 2016-2016. Ai u dënua në Apel në muajin tetor për blerjen për përdorim personal të një mjeti ”Mercedes” me vlerë 600.000 euro, të paguar nga fondet publike.

Arrestimi i i tij u kërkua nga një gjykatë e Shkupit pas skadimit të afatit të caktuar për politikanin, sot deputet, për tu paraqitur në burg pas përfundimit të shqyrtimit të të gjitha rekurseve.

“Ministria ka marrë urdhër nga gjykata kryesore e Shkupit për arrestimin e Gruevskit”, deklaroi Toni Angelovsvki, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase