MENU
klinika

Detajet

Interpoli zgjedh presidentin e ri/ ‘Tërbohet’ Rusia

21.11.2018 - 09:15

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, e cila po zhvillon punimet e Kongresit të përvitshëm në Dubai, ka zgjedhur kandidatin nga Koreja e Jugut, Kim Jong-yang, në postin e presidentit. Ai do të vijojë mandatin e Meng Hongweit, deri në vitin 2020.

Me zgjedhjen e tij, 194 vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare policore kanë refuzuar kandidatin rus, Alexander Prokopchuk, i cili shihej gjerësisht si pretendenti për të pasuar kinezin Meng Hongwein.

Meng Hongwei, u zhduk në Kinë rreth dy muaj më parë.

Alexander Prokopchuk akuzohet se ka abuzuar me metodën e arrestimit të organit ndërkombëtar të policisë. Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpolit në mbledhjen e kongresit vjetor në Dubai. Prokopchuk u përfol gjerësisht se do të ishte fituesi i garës. Por kishte shqetësime në rritje se do të përdorte rolin e tij për të ‘sulmuar’ kritikët e presidentit rus Vladimir Putin”- raporton BBC.

Në një letër të hapur gjatë kësaj jave, një grup bipartizan senatorësh amerikanë thanë se, duke zgjedhur Prokopchukun do të ishte ngjashëm si të vije “dhelprën në ruajtje të një koteci”.

“Rusia abuzon në mënyrë të vazhdueshme me Interpolin, me qëllimin për të gjetur dhe kapur një sërë kundërshtarësh politikë, disidentë apo gazetarë”, shkruajnë ata. Senatorët thonë madje se Prokopchuk është “përfshirë personalisht” në këtë strategji, që kur është zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit.