MENU
klinika

Liga e Kombeve

Italia ngec sërish, Portugalia e para

17.11.2018 - 22:59

Italia nuk arrin të ringrihet dhe vijon të ketë problem me gjetjen e golit. Ekipi  drejtuar Roberto Mancini ka barazuar 0-0 ndaj Portugalisë në “San Siro” të Milanos dhe mbetet në vendin e dytë në grupit 3 të League A.

Portugalia ka siguruar kualifikimin në fazën finale pas këtij barazimi të marrë me shumë fat ndaj italianëve, teksa ndodhet me 7 pikë në krye. Brenda pesë minutave të para Italia mund të kishte gjetur golin e avantazhit, por Insigne dhe Immobile nuk arrijnë të mposhtin portierin Patricio.

Immobile mund të kishte shënuar në minutën e 35’, por lojtari më në formë i miqve, portieri, i mohon përsëri golin. Një minutë më pas ishte Bonucci me kokë nga brenda zonës, por goditja e tij ishte e pasaktë. Një pjesë e parë e dominuar nga vendasit, dhe kjo duket edhe te statistikat, me mbajtjen e topit që ishte 73%-27%.

Por pas pushimit situata ndryshon. Portugezët luajnë me më tepër agresivitet në fushë dhe arrin të balancojë lojën. Miqtë sulmojnë më tepër dhe arrijnë të rrezikojnë seriozisht portën italiane me Joao Mario dhe William Carvalho. Në minutat e mbetura skuadrat luajtën për të shënuar deri në fund, por mbyllet pa gola.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Ligën C, Rumania kafituar pastër, 3-0 ndaj Lituanisë dhe “blindon” vendin e dytë. Për vendin e parë i duhet një mrekulli, vetëm nëse Lituania fiton ndaj Serbisë në Beograd, ndërsa vetëm Rumania duhet të fitojë në Mal të Zi.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN