Kryetari i Maqedonisë, George Ivanov, nuk heq dorë nga vendimi për mos dekretimin e Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve, edhe pse një ditë më parë uroi shqiptarët duke thënë se gjuha shqipe është pjesë e rëndësishme e shoqërisë.
Partitë në pushtet mbeten në qëndrimin se ekzistojnë mundësi alternative që Ligji të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e Ivanovit.
Edhe në kabinetin e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi janë në heshtje. Më herët vet Xhaferi kishte deklaruar se për shpalljen e Ligjit në Gazetën Zyrtare do të pritet momenti i përshtatshëm.
Ligji për përdorimin e gjuhëve është votuar dhe miratuar në Kuvend nga përfaqësuesit e popullit me shumicë të kualifikuar. /Konica.al/