Plot 10 fitore dhe vetëm 1 barazim deri më tani janë shifra vërtet impresonuese, pavarësisht se në kampin bardhezi nuk ka eufori. Juventus ka mposhtur 3-1 sonte Cagliarin në “Allianz Stadium”, duke shkuar shkuar sërish 6 pikë ndaj dy ndjekësve më të afërt, Inter dhe Napoli.
Paulo Dybala kaloi të tijtë në avantazh që pas 43 sekondave lojë. Sulmuesi argjentinas ka dribluar dy kundërshtarë me një finte dinake dhe ka goditur me të djathtën duke dërguar topin në rrjetë.
Vendasit vazhduan të insistonin për golin e dytë duke krijuar disa mundësi të mira, por janë befasuar në minutën e 36’ me golin e Joao Pedro. Sulmuesi i Cagliari-t ka shënuar një gol të bukur në portën e bardhezinjve.
Gjithsesi, barazimi ka zgjatur vetëm dy minuta. Ishte një tjetër lojtar i Cagliari-t që shënoi, por në portën e tij. Filip Bradaric nuk arrin të devijoji siç duhet topin pas një krosi të Douglas Costa-s nga e majta duke e shtyrë në rrjetë nga një distancë e afërt.
Mundësitë për të vulosur fitoren ishin të shumta, por sulmuesit e Juve-s kanë gabuar para portës. Gjithsesi, Juve e menaxhoi mirë lojën dhe gjeti golin e qetësisë në minutën e 87′ falë Cuadrado-s.