MENU
klinika

Bisedat me motrën

Kaçifa e kishte parashikuar vdekjen, zbulohen bisedat

10.11.2018 - 20:55

“Kostandinos Kaçifa e kishte parashikuar vdekjen”. Kështu raportojnë disa media greke në një artikull publikuar, ku raportohet lidhur me funeralin e 35-vjeçarit.

Mediat greke dalin në këtë konkluzion duke paraqitur një bisedë mes tij dhe së motrës.

Një gazetë greke shkroi: “Heroi trim e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar.

Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja (e motra) e, thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap. Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, njeriu krenar iu përgjigj: ‘Jo, do vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pambaruara pas 28 tetorit’”.

Të dielën e 28 tetorit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë pas rezistencës disa orëshe dhe shkëmbimit të zjarrit në Bularat.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci