MENU
klinika

'Demokracia e Re'

Kacifas/ Mitsotakis: Ishte vrasje, duhet kujdes me deklaratat

12.11.2018 - 16:44

Kryetari i partisë kryesore opozitare në Greqi “Demokracia e Re”, Kyriacos Mitsotakis e ka quajtur një vrasje, vdekjen e Constantinos Katsifas duke nënvizuar se veprimet dhe deklaratat që i vendosin në rrezik marrëdhëniet mes dy vendeve duhen shmangur në të ardhmen.

Duke folur në një intervistë për mediat serbe, Mitsotakis komentoi kështu zhvillimet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Të shtenat dhe vrasja e një anëtari të pakicës greke në Shqipëri lë shumë boshllëqe dhe rrethana të paqarta të cilat autoritetet shqiptare duhet t’i shpjegojnë.

Disa deklarata nga ana e tyre nuk janë të dobishme dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos përkeqësohen nga deklarata dhe veprime të tilla, “tha Mitsotakis në intervistën e tij per gazetën serbe Politica.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës