MENU
klinika

Punimet për Projektin e ri

Kaos urbanistik tek Unaza e Re, mungojnë investimet

30.11.2018 - 16:39

Punimet për realizimin e projektit të ri rrugor, kanë nisur dhe në zonën e Unazës së Re, dallohet vetëm kaos urbanistik si pasojë edhe e protestës.

Banorët ankohen se prej vitesh kanë munguar investimet. Ndërsa ndërtimet janë realizuar në mënyrë të paorganizuar.

Kaos në urbanistikë, mungesë ndriçimi dhe ndërtime të paorganizuara është ajo çfarë ofron zona e Unazës së Re përgjatë së cilës do të do të realizohet projekti i ri.

Banorët e zonës thonë se Bashkia nuk ka bërë asnjë investim prej shume vitesh për zonën e Astirit.

Në shumë prej lagjeve të kësaj zone rrugët janë në gjendje të degraduar, duke e bërë shumë te vështirë lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Unaza e re-konica.al
Unaza e re-konica.al

 

“Ndriçim rrugët nuk kanë. Po nuk u fut në lagje investimi, kot pastaj. Makinat mbushen me baltë këtu dhe e dërgojnë në autostradë. Autostrada thahet dhe bëhet tym dynjaja.Është kundër shëndetit të njerëzve”.

“Përveç pallateve, asgjë tjetër nuk është bërë.Shikoni rrugën, kemi 12 vjet si në Kandahar”.

“Rruga që shkon në Yzberisht është keq fare”.

Ndërkaq, bashkia e Tiranës vijon me prerjen e pemëve për ti hapur rrugë projektit, përmes të cillit synohet të zgjidhet ngërçi i trafikut.

Nga ana e kundërt qëndrojnë banorët, të cilëve do tu shemben banesat pa dëmshpërblim.

Për 27 ditë me rradhë tashmë janë në protesta për të kërkuar paratë.

Megjithatë prej ARRSH është deklaruar se me ndërhyrjen synohet dhe rehabilitimi i disa akseve dytësore.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj premtoi dhe dhënien e lejeve të ndërtimit, duke e përfshirë zonën në projektet e investimit.