MENU
klinika

Kërkesa për azil politik

KE flet rreth arratisjes së Gruevskit

15.11.2018 - 08:42

Në pyetjen se nëse arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit vendos në pikëpyetje sigurinë e kufijve të Bashkimi Evropian dhe nëse kërkesa për azil e tij është e bazuar, Komisioni Evropian rikujton se cilët janë rregullat evropiane.

Zyrtarë të KE-së theksojnë se në të drejtën e BE-së parashihet mbrojtje ndërkombëtare dhe se disa nga pyetjet duhet t’i drejtohen autoriteve në Hungari.

Disa nga pyetjet e juaja duhet t’ua drejtoni autoriteteve hungareze”, potencojnë nga KE.

KE thotë se sipas të drejtës së BE-së janë person kualifikohet me status refugjati atëherë kur autoritetet vlerësojnë se ai apo ajo kanë frikë të bazuar nga përndjekja fetare, kombëtare, qëndrimeve politike apo anëtarësim në grup të veçuar social është i pamundshëm ose për shkak të asaj frike nuk dëshiron të kthehet në vendin e tij.

Komisioni Evropian rikujton se sipas të drejtës së BE-së dhe të drejtës ndërkombëtare, vendi anëtar është kompetent të vendos për kërkesat individuale për azil. /Konica.al/