MENU
klinika

Sinemati për banderolën

“Kemi inferioritet e servilizëm ndaj Greqisë”

06.11.2018 - 12:31

Banderola e hapur në sfidën Partizani-Skënderbeu, “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, është një nga temat e nxehta që vazhdon të diskutohet në studio sportive. Komisioni i Disiplinës dënoi tifozët e Partizanit me 2 ndeshje pezullim.

Ndërkohë, analisti i njohur Gëzim Sinemati, i ftuar në “Proçesin Sportiv”, e ka quajtur këtë vendim të disiplinës si servilizëm. Ai kujton atë çfarë ndodhi disa vite më parë në takimin Greqi-Shqipëri në Kretë.

“Nëse ka parulla me theks politik, duhet të dënohen njerëzit afër tribunës dhe të vëzhgohen me mjete identifikuese. Është e ekzagjeruar të dënohen në mënyrë kolektive.

U çudita me reagimin e klubit të Partizanit, por edhe me tifozët, të cilët kanë sharë Muzakën, pasi është një “ish” i ëmbël. Ai ka dalë nga akademia e Partizanit.

Kemi bërë inferioritet dhe servilizëm, pasi në takimin Greqi-Shqipëri në Kretë çfarë nuk kemi parë, ndërsa këtu vrapuam të heqim parullën. Pse nuk ndalohet ndeshja kur shahen futbollistët dhe trajnerët? Edhe Shqipëria fitoi ndaj Serbisë për shkak të koreve raciste”, – u shpreh Sinemati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN