MENU
klinika

Mister vrasja

Këshilltari i Erdoganit: Trupi i Khashoggit mund të jetë tretur në acid

02.11.2018 - 20:18

Trupi i gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, mund të jetë tretur në acid pas gjymtimit.

Sipas këshilltarit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, Yasin Aktay, ky është i vetmi përfundim logjik dhe se ata që e vranë gazetarin saudit në Stamboll kanë asgjësuar trupin e tij “për të mos lënë gjurmë”.

Khashoggi, kritik i qeverisë saudite është vrarë brenda Konsullatës saudite në Stamboll më 2 tetor. Megjithatë, ende nuk dihet se ku është trupi i tij.

“Arsyeja përse e kanë tretur në acid trupin e Khashoggit është zhdukja e gjurmëve”, ka thënë Aktay për të përditshmen turke “Hurriyet”.

Këto deklarata vijnë pasi e fejuara e Khashoggit, me të cilën ai duhej të martohej pas marrjes në konsullatë të disa dokumenteve, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë “që të ndërhyjnë për nxjerrjen para drejtësisë së autorëve të këtij krimi” dhe e bëri këtë në një editorial të publikuar në 5 gazeta të njohura, përfshirë “The Guardian” dhe “Washington Post”.

Në disa raportime të ditës së sotme u tha ndërkohë se, Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman u ka thënë Shteteve të Bashkuara se Khashoggin e konsideronte islamiktë rrezikshëm. Khashoggi, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkruar editoriale për “Washington Post”, hyri në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, por nuk doli më prej andej.

Rijadi kundërshtoi fillimisht çdo rol në zhdukjen e tij, mirëpo nën presionin e autoriteteve turke ka identifikuar 18 të dyshuar në këtë rast.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkon ekstradimin e 18 të dyshuarve

Rasti Khashoggi/ Prokurori saudit mbërrin në Stamboll

Kërkon të dijë ku ndodhet trupi i gazetarit

Erdogan po shton presionin ndaj Arabisë Saudite

"Të gjitha pyetjet do të marrin përgjigje"

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar


Aleksandër Çipa: Brenda vetë opozitës ka pasur…

“Të gjitha palët janë të interesuara për ligjin e amnistisë penale”

"Do të jenë të ftuar liderët nga Evropa Juglindore"

Zelensky në Tiranë, Rama: Takimi do të kulmojë me një samit

"Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar..."

Kuvendi ratifikoi marrëveshjen për emigrantët, reagon Giorgia Meloni

"Humbi një moment ku mund të fitonte përkrahje"

‘Amnistia’/ Minxhozi: Basha vepron me një sy nga rrugica

“Mbështetje SPAK për të hetuar pushtetarët e korruptuar”

Basha: Qytetarët ta kuptojnë kush është në krahun e tyre dhe kush mërmërit