MENU
klinika

Një tigër i plagosur rrallë rri i qetë

30.11.2018 - 12:58

Në vitin 2009, The Economist shkroi për një pushtet global: Brazilin. Ekonomia e saj, thoshte revista, së shpejti do të arrinte atë të Francës ose të Mbretërisë së Bashkuar. São Paulo do të ishte qyteti i pestë më i pasur në botë.

Por ekonomia e Brazilit tani po kalon recesionin më të keq në historinë e saj. Shkalla e vrasjes , 175 persona në ditë në vitin 2017, ishte në nivel rekord. Një-ish president është në burg, një tjetër është akuzuar. Presidenti i tanishëm është një admirues i diktaturës së vjetër ushtarake të vendit.

Mendova për historinë e The Economist për një vend tjetër të së ardhmes: Kinën.  Fraza “ngritja e Kinës” është bërë aq e zakonshme, sa për Bashkimin Sovjetik në vitet 1950 dhe ’60; Japoninë në vitet ’70 dhe ’80; dhe për Bashkimin Evropian në vitet ’90 dhe 2000.

Pse klishet e tanishme në lidhje me rritjen e supozuar të Kinës duhet të ndryshojnë?

Një përgjigje është se Pekini ka injoruar nevojën për liberalizim gjithnjë e më të madh të tregut dhe kontrollet më të pakta të shtetit, ndërkohë që vazhdon të lulëzojë.

Në vitin 2014, një vit në të cilin Pekini pati një normë zyrtare rritjeje prej 7.3 përqind, Kina humbi 324 miliardë dollarë. Në vitin 2015, shifra është dyfishuar, në 676 miliardë dollarë, sipas Institutit të Financave Ndërkombëtare. Në vitin 2016: 725 miliardë dollarë.

Por, nëse perspektivat e Kinës janë po aq shpresëdhënëse sa kinezët mendojnë, pse djemtë dhe vajzat e Kinës e shohin të ardhmen e tyre diku tjetër?

Ndoshta kjo sepse të drejtat individuale, zgjedhjet demokratike, sundimi i ligjit, tregjet konkurruese, nivelet e larta të transparencës, nivelet e ulëta të korrupsionit të qeverisë, burimet e lajmeve të pavarura dhe liritë e mendimit, dhe të folurit vlerësohen shumë nga kinezët.

Kështu, duket se Kina nuk është aspak një fuqi në rritje. Është një kolaps.

Ndoshta kjo ndodh sepse pamja që Kina paraqet për pikat e forta ekonomike është mashtruese.

Politikëbërësit amerikanë dhe ekspertët shpesh flasin për sfidën e menaxhimit të rritjes së Kinës. Ata duhet të fillojnë më mirë të mendojnë sit ë menaxhojnë rënien, duke filluar nga samiti i G-20 në Buenos Aires këtë fundjavë. Japonia dhe Evropa shkuan lehtë në eklips, dhe Bashkimi Sovjetik u dorëzua pa luftë.

A do të pranojë lidershipi aktual i Kinës rënien e tyre në mënyrë filozofike? Askush nuk vë dot bast. Një tigër i plagosur rrallë rri i qetë.

Bret L. Stephens ka qenë një kolumnist i Opinionit me The Times që nga prilli i vitit 2017. Ai fitoi çmimin Pulitzer për koment në The Wall Street Journal në vitin 2013 dhe më parë ishte kryeredaktor i The Jerusalem Post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”