MENU
klinika

Bëni kujdes!

Kjo sëmundje mund të shkaktoj edhe tumor!

10.11.2018 - 14:11

Pankreasi është një gjendër me gjatësi prej 13 cm. Ndodhet në pjesën e sipërme të mesit të stomakut.

Ai lidhet ngushtë me pjesën e parë të zorrës së hollë. Është i ndërtuar me disa inde në formë ishujsh të cilët prodhojnë hormonin e “insulinës” që derdhet në gjak.

Pankreasi ka edhe disa enzima që derdhen në duodën nëpërmjet kanalit përkatës. Enzimat e tij plotësojnë tretjen e lëndëve ushqimore në zorrë të hollë.

Mosfunksionimi i pankreasit shkakton: dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje, vjellje pas ushqimit dhe diare. Në mungesë të prodhimit të insulinës shfaqet sëmundja e sheqerit.

Pankreasi preket nga mikrobet, abscese, dobësimi i funksionit të insulinës. Në disa raste shfaqen edhe tumoret.

Pankreasi infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose nga mikrobe që gjenden në duoden, të cilat kalojnë në kanalin e duodeno-pankreatik. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme si dhe nga gurët në tëmth.

Format akute të pankreasit janë të rënda. Pankreasi kronik shkakton çrregullime në stomak dhe në tretjen e ushqimeve, fryrje të barkut, humbje në peshë, diare. Sëmundja zgjat disa vite me kriza përmirësimi dhe keqësimi.

Ajo kërkon mjekime për shumë raste. Hiqet me ndërhyrje kirurgjikale. Ushqimet duhet të përmbajnë sasira të mëdha karbohidratesh dhe pak yndyrë.

Merrni 1 lugë gjelle me gjethe dafine të grimcuar (ose bashkë me 1 lugë gjelle lëvore portokalli). I hidhni në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë të valuar. Lihet 10 minuta. Pasi kullohet, ëmbëlsojeni sipas dëshirës. Pini 2-3 gota në ditë. Kjo përmirëson tretjen e mirë të ushqimit në pankreas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të parandaloni këtë sëmundje vdekjeprurëse

Kanceri i pankreasit/ Stop! Po e shkatërroni veten duke pirë…


Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?