MENU
klinika

Zëvendësohet Grima

Kombëtarja e femrave ka trajnerin e ri

04.11.2018 - 15:41

Zyrtarisht nuk ka ende një njoftim, por duke iu referuar të dhënave në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit, Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka trajnerin e ri dhe ai është Vioresin Sinani.

Armir Grima ishte pezulluar nga detyra që kur u arrestua me akuzën e trukimit të ndeshjeve. Pezullimi i Grimës duket se ka marrë fund duke qenë se trajneri është shkarkuar zyrtarisht nga detyra si trajner dhe vendin e tij e ka zënë Vioresin Sinani.

Sinani, ish-sulmuesi legjendar i Vllaznisë, Tiranës dhe i Kombëtares ka pasur më parë rolin e zv.trajnerit e ekipi i femrave dhe e njeh mjaft mirë këtë skuadër, prandaj edhe i është besuar ky rol. Sinani do të duhet të përgatisë ekipin kombëtar, për miqësoren që Shqipëria luan pas pak ditësh në transfertë përballë Sllovenisë.

vioresin sinani dhe grima
vioresin sinani dhe grima

Zv.trajnere e ekipit të femrave është emëruar Xhemile Berisha. Lëvizja në stolin e Kombëtares, është konfirmuar nga vetë FSHF, e cila në faqen zyrtare, njeh Sinanin si trajnerin e Kombëtares, ndërkohë që deri pak ditë më parë, aty ishte i shënuar emri i Armir Grimës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN