1. Nëse, qëndrimi vendimarrēs (taksa mbrojtëse 100% dhe arrestimet e qytetarëve serb të dyshuar për implikime në atentatin ndaj liderit Oliver Ivanoviç) ka pretendime të hyj në funksion të krijimit të ndonjë preteksti djallëzor për ta tensionuar gjendjen në Kosovë, e me këtë edhe krijimin e pretekstit tjetër artificial për ta “agumentuar” nevojën e vazhdimit të odisejadës së Projektit të “korigjimit”, atëherë, shihet sheshazi se; Thaçi, e ka ndërmend ta qoj deri në fund idenë dhe nisur me Vuçiqin dhe Ramën (e të financuar dhe projektuar nga “ekspertiza” sorosiane).
2. Por, nëse këto dy veprime të ekzekutuara nga qeveria aktuale dhe prokuroria e shtetit, kanë pasur qëllim dhe imperativ ekskluzivitetin e çështjes së ngritjes së rejtingut të koalicionit qeverisës, atëherë, veprimet e tilla shumë shpejt do shndrrohen në një mashtrim të radhës.
3. Dimensioni tjetër i këtyre veprimeve, mund tē këndëvështrohet edhe nga aspekti i krijimit të atmosferës së brishtë në sferën e sigurisë dhe stabilitetit (lexo; destabilizimit të kontrolluar!)të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Qëllim dhe imperativ, me siguri i forcave destruktive rajonale, kontinentale, e por pse jo edhe atyre globale…
Kështu që ngjarjet e fundit duhet shikuar nga shumë këndëvështrime, dhe me një gjakftohtësi racionale, nëse natyrisht dojmë ta kemi një tabllo më reale.
Fatkeqësia e gjitha këtyre “skenarëve” hipotetik, qëndron vetëm në alibinë e asaj; se çka përfiton Kosova, e jo individët, apo partitë politike. Sepse, asgjë nuk ështe e rastësishme në këto zhvillime e procese…