27.11.2018 - 11:15
Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe në një takim me politikanët lokal serb ka konfirmuar dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Rakiç ka konfirmuar këtë në një seancë të jashtëzakonshme që serbët mbajtën në veriun e Mitrovicës.
Ndryshe, gjatë ditës serbët kanë paralajmëruar edhe një protestë, për të kundërshtuar taksën e Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka një javë që ka vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serb dhe boshnjake. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Reagimi serb
Mediat serbe: Shqiptarët bashkohen në vitin 2025
Mbështetja amerikane