MENU
klinika

Deklarata e ish-ministrit

Kotzias: Ushtria greke nuk e njeh kufirin në Shqipëri

14.11.2018 - 19:41

Nikos Kocias, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, në një emision radiofonik ka folur lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, të dielën e 28 tetorit, pas ceremonisë së festës greke “Oqi”.

Kotzias është shprehur se ushtria greke refuzon të njohë kufirin kufirin Greqi-Shqipëri.

kotzias-konica.al
kotzias-konica.al

“Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Konsultimi në kohë dhe parandalues ​​na mbron. Nuk duhet që në emër të ngjarjeve negative të përkeqësojmë marrëdhëniet dypalëshe. Problemi ynë është nga lindja, të mos bëhemi të çorientuar”, tha Kocias.

kotzias-konica.al
kotzias-konica.al

“Ushtria nuk pranon të njohë kufirin Greqi – Shqipëri. Ushtria duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve dhe jo nuk e bën. Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të veriut dhe për këtë ka disa deklarata”, shtoi ai.