MENU
klinika

Rezultatet

Dështimi i referendumit/ Kotzias: Përgjegjëse partia shqiptare

02.10.2018 - 13:53

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka veçuar rolin e “një partie të caktuar shqiptare”, siç tha, në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në referendumin e të dielës në Maqedoni.

Vetë shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre kishin konstatuar prej kohësh se një parti e caktuar, një parti e shqiptarëve brenda në FYROM, ishte orientuar drejt bojkotit. Dhe se kjo parti kishte lidhje konkrete me një fuqi të tretë të huaj”, th ai.

“Parti të vogla për të cilat para një viti thuhej në shtypin ndërkombëtar se kishin patronazhin apo financoheshin nga Turqia, siç është partia BESA, janë nga partitë që bënin thirrje për të bojkotuar referendumin”, deklaroi më tej.

Sipas Ministrit të Jashtëm grek, “forcat më të errëta në Turqi”, duan të pengojnë Greqinë që të luajë rolin e vet në Ballkan.

“Dhe duhet që këtu në vendin tonë, ata që u pëlqeu bojkotimi, të mendojnë se çfarë është ajo që i bën të përputhen me politikën e forcave më të errëta në Turqi, nuk flas për politikën zyrtare të Turqisë, të jemi të qartë. A mos vallë Turqia preokupohet për interesat tona kombëtare, apo Turqia interesohet se si ta pengojë Greqinë që të ushtrojë influencën e vet në Ballkan dhe të promovojë rolin e saj stabilizues dhe të përgjegjshëm në rajon?”, tha Kotzias duke shënjestruar në mënyrë të tërthortë kundërshtarët e marrëveshjes së Prespës në Greqi.