MENU
klinika

Vrasja mafioze

Krimet e Hazirajt, viktimës në atentatin e Durrësit

07.11.2018 - 10:11

Mbrëmjen e djeshme ndodhi atentati në qytetin e Durrësit, që shkaktoi një viktimë e një të plagosur.

Viktima dhe i plagosuri u gjetën brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit. Pak minuta më vonë, u gjet dhe një makinë e djegur në varrezat e Shën Vlashit, për të cilën autoritetet besojnë se ka lidhje me ngjarjen.

Nga atentati, viktima është identifikuar me emrin Edison Harizaj, 39 vjeç nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosuri, Genci Caci 33-vjeç , në gjendje të rëndë për jetën.

Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua në lagjen 13 të Durresit, teksa ai dhe shoku i tij Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës.

Por, Edison Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomin.

vlore-Skerdilajd-Konomi-konica.al
vlore-Skerdilajd-Konomi-konica.al

Krimet e fundit në Vlorë

Gazmend Merkaj, i cili është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës së në automjetin e tij tip BMW, ishte vendosur një sasi eksplozivi, ka shfaqur gadishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë.

Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur.

albanoxhaferri-konica.al
albanoxhaferri-konica.al

Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogari të shtetasit Edison Harizaj, një tjetër emër i njohur në Vlorë.

Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria e Vlorës, ka arritur në konkluzionin se bazuar në veprimet e para hetimore, rezulton se Albano Xhaferi është vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të ketë pasur brenda ose jashtë shtetit me persona të tjerë dhe trupi është transportuar dhe fshehur për të bërë të pamundur zbardhjen e ngjarjes.

“Urdhëroi vrasjen e Albano Xhaferit”

Për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Ai ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj.

Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

makina-e-ferdinand-llanajt-konica.al
makina-e-ferdinand-llanajt-konica.al

Ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017.

Për sa u përket automjeteve të përdorura për marrjen dhe më pas për vrasjen e shtetasit Albano Xhaferi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se fillimisht ishte programuar dhe organizuar që Albano Xhaferi do të ruhej për lëvizjet e tij me një automjet të markës “Mercedes Benz” 250, me ngjyrë kafe të errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj, të cilit i kishin bërë edhe dy vrima në bagazhin e tij për të vrojtuar lëvizjet e Albano Xhaferit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës