MENU
klinika

Çështja e shkëmbimeve territoriale

Kroacia kundër korrigjimit të kufijve të Kosovës

08.11.2018 - 10:03

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviç është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve.

Diplomatja beson se një korrigjim i tillë kufinjsh do ta bënte rajonin më të paqëndrueshëm. Kështu ka deklaruar ambasadorja kroate në Kosovë Marija Kapitanoviç, duke shtuar se një iniciativë e tillë mund të shkaktojë çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.

Sa i përket korrigjimit të kufijve nga pikëpamja e dikujt që vjen nga një vend i cili përjetoi një të kaluar të vështirë, ne nuk mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme”, ka theksuar ambasadorja Kapitanoviç.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë ka folur edhe për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Diplomatja kroate në Kosovë tha se procesi ka kaluar te konsultimet mes shteteve anëtare, duke mos qenë në gjendje të thotë nëse kosovarët në një të ardhme të afërt do të lëvizin pa viza në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra drejtuar liderëve politikë

Diaspora shqiptare kundër korrigjimit të kufijve

Përmbledhja ditore e rajonit

A do të ketë Dejton të ri për Kosovën?